PYETJE TË SHPESHTA

  • Çfarë është Electronic Beats?

    Electronic Beats është një platformë ndërkombëtare e Telekom që lidhet me të rinjtë, muzikën, modën, teknologjinë dhe stilin dixhital të jetesës. Tashmë Electronic Beats kompletohet edhe me një paketë që zgjidh nevojat e tua të komunikimit.
    Website
    Facebook
    Instagram

  • Çfarë do të thotë WhatsApp Falas?

    Do të thotë që çdo lloj përdorimi i WhatsApp, pa përjashtim, nuk shpenzon MB e paketës tënde të dashur.

  • Çfarë do të thotë Facebook Falas?

    Do të thotë që përdorimi i Facebook, nuk shpenzon MB e paketës tënde. Kjo vlen për përmbajtje brenda platformës Facebook në aplikacion ose në browser, nëse klikoni në links që dalin jashtë Facebook, si YouTube ose faqe të tjera, trafiku do të llogaritet sërisht si gjithmonë, nga paketa. Gjithashtu nga trafiku falas përjashtohen edhe videot.

  • Marr 5% më shumë GB, që me herën e parë të aktivizimit të paketës Electronic Beats?

    Mos u bëj i paduruar! Herën e parë do mjaftoheni me 5GB. Më pas GB me paketën tuaj do të shtohen me çdo aktivizim të paketës Electronic Beats. Funksionon si interesi i bankës, çdo 5% llogaritet mbi shumën e muajit të mëparshëm, pra sa më shumë të aktivizoni paketën, aq më shpejt rritet përfitimi!

  • A më ndërpritet bonusi i GB në çdo aktivizim nëse nuk e aktivizoj ofertën në kohë ose aktivizoj një paketë tjetër?

    Jo, nuk ka ndërprerje. Kur të kryesh aktivizimin e radhës te EB, GB do të rriten mbi volumin e fundit. Megjithatë, çfarë arsyesh mund të kesh të ndërpresësh paketën më të paparë ☺

  • Nuk më mjaftojnë minutat dhe SMS ☹

    Hmm… gjyshi ti je? Ke hyrë përseri në internet gabimisht? Electronic Beats është një paketë e dizajnuar për të gjithë të rinjtë që nuk mund të qëndrojnë offline. 5GB që shtohen dhe mediat sociale FALAS ju sjellin mundësi të pakrahasueshme komunikimi, argëtimi dhe informimi ONLINE! Nëse keni nevojë për më shumë njësi SMS ose MIN, ju sugjerojmë paketat shtesë prej vetëm 300 lekë (kliko këtu) ose një nga paketat standarte Telekom M, L, XL (kliko këtu).

  • Kur mund ta marr URGJENCËN?

    URGJENCA është llogaritur për raste urgjence! Pra, kur ke konsumuar të paktën një nga njësitë e paketës (MB, SMS, MIN) ose brenda 24 orësh pasi afati i paketës tënde ka skaduar. Urgjenca mund të aktivizohet vetëm 1 herë për çdo paketë EB! Njësitë e Urgjencës zgjasin për 24 orë, më pas nuk quhet më rast urgjent ☺

  • Si ta aktivizoj Urgjencën?

    E kemi shkruar edhe më lart, megjithatë të falet që nxitohesh me pyetjen, meqënëse është rast urgjence☺ Aktivizoje me SMS me tekst SOS tek 142 ose në çdo dyqan Telekom.

  • A duhet të kem një numër të veçantë Electronic Beats?

    Jo. Electronic Beats mund të aktivizohet në çdo kartë Telekom me Parapagesë.

  • Jam abonent me kontratë (ose hibrid). A mund ta përfitoj paketën Electronic Beats?

    Jo. Paketa Electronic Beats mund të aktivizohet në çdo numër Telekom me parapagesë.

  • Jam pjesë e Grupit One Family. A mund ta përfitoj paketën Electronic Beats?

    Ulja për paketën EB përfitohet vetëm nga anëtarët e një grupi One Family me Kontratë. (pra krijuesi duhet të jetë numër Telekom me kontratë). Mësoni më shumë për One Family këtu!

  • Terma dhe kushte të tjera përdorimi!

    (kjo pjesë është shumë cool kur e lexoni me zë të lartë, me shumë shpejtësi)
    Trafiku falas në Whatsapp dhe Facebook deri në një maksimum prej 10GB për çdo paketë Electronic Beats të aktivizuar. Paketa Electronic Beats mund të aktivizohet deri në 3 herë në muaj. Kohëzgjatja e paketës është 28 ditë. Nëse aktivizoni paketën para përfundimit të paketës së mëparshme, paketa e mëparshme do të skadojë. GB e përfituar sipas skemës me 5%, mund të arrijnë në një maksimum prej 10GB, më pas ri-fillojnë nga baza standarte. Paketat Electronic Beats nuk përfshihen në uljet e ndryshme që mund të jenë përfituar nga numrat e promocionit, ofertat e personalizuara ose nga bartja e numrit para dates 16 Maj 2017.

  • Por unë nuk jam klient Telekom?

    Askush nuk është perfekt, por ke 2 mundësi të bëhesh ☺:
    - Kalo numrin tënd ekzistues në Telekom dhe të përfito edhe 30% ulje për paketën Electronic Beats për 6 muaj. Mëso më shumë këtu.
    - Thjesht merr një numër të ri Telekom. Në çdo dyqan Telekom ose online.