Massivedrum: "Pres një superfestë sonte"

Po mbushen 24 orë që kur keni prekur tokë shqiptare. Na thoni përshtypjet e para.

Përshtypja ime e parë:  është  shumë shumë vape, nuk e di a ndodh kjo ngaqë është verë, por është shumë vapë.
Më pëlqejnë njerëzit këtu, janë shumë miqësorë, më pëlqen akitektura gjithashtu, ndërtesat janë shumë të bukura.

 

Nuk keni marrë pjesë asnjëherë në një event muzikor të organizuar në Shqipëri, pse ju përgjigjët pikërisht ftesës së Elecronic Beats?

Epo, nuk e di në qoftë se dikush tjetër ka kërkuar të më kontaktojë më parë, por kësaj rradhe ndodhi dhe pranova,  sepse ky ishte një vend ku nuk kisha qënë më parë dhe më pëlqen të shkoj në  vende të reja. Kam parë organizime të tjera të Electonic Beats dhe me të vërtetë jam mrekulluar. Doja ta provoja një eksperiencë të tillë.

Çfarë prisni nga publiku dhe rinia shqiptare sonte?

Kam dëgjuar që u pëlqëjnë shumë festat, prandaj pres shumë dëfrim nga anaa e rinisë shqiptare.  Prandaj luaj muzikë që të kënaqem bashkë me publikun dhe me sa kam parë në video të ndryshme dhe kam dëgjuar, pres një party fantastik.