MUZIKË NË KOHË KARANTINE

E gjithë bota ka qenë gjithmonë pikërisht këtu, përpara ekranit të telefonit dhe kompjuterit. Gjithçka na mbetej për të bërëishte të klikonimPLAY.

Ndoshta nuk ndodhemi në një situatë të mirë, por e dimë shumë mirë se çfarë impakti ka muzika tek secili prej nesh. Të gjithë e pamë atë videon e bukur sesi shtetasit italianë “u bashkuan“ në distancë për të kënduar nga ballkonet e tyre dhe le të tregohemi të sinqertë,filluam të mendonim pse nuk bëjmë edhe ne gjëra të tilla.

Gjithsesi, muzika e mirë nuk ka pse të na mungojë, edhe pse nuk jemi fizikisht diku jashtë, siçdo të donim. Kështu që, kemi një super playlist për ju, që do t‘ju sjellë ndërmend kujtime të bukura dhe me siguri dot‘ju vërë pak në lëvizje, se jeni ngrirë fare.

Përpara se të fillojmë, kushtet janë: duhet të jeni në shtëpi, me pizhame, syze dielli, kapele, gotë me ujë në një dorë, dezinfektantin në dorën tjetër, kufje dhe jeni ALL SET.

E fillojmë me Chromeo – I´m not Contagious që të nxehemi pak. Sugjerojmë që të jeni përpara pasqyrës dhe të shihni veten teksa bëni lëvizjet më të çuditshme, të cilat s’do t’I bënit kurrë po të ishit diku jashtë.

Pak  nostalgjikë me Britney Spears – Toxic që s’e dime kur do vijë ajo ditë që s´do e këndojmë më këtë këngë.

Daft Punk – Around the world, që po të shihni videoklipin, mund të kuptoni se çfarë po bëjnë qelizat tuaja të trupit në këto momente.

Vazhdojmë me The Weekend – I Feel It Coming ft Daft Punk.  Meqë sot debutoi me albumin e tij më të ri, ia vlen ta shtojmë në  playlist-ën tonë  këtë këngë kaq vibing dhe të bukur.

 

The police – Don’t stand so close to me. Praktikisht, është këngë e vjetër, por e vendosëm që t´ja këndonim me shpirt anëtarëve të tjerë të familje sapo komshiut në ballkonet ngjitur.

 

DBFC – Staying Home është një këngë sensibilizuese për të gjithë dhe përkthehet  “Ju lutem, qëndroni në shtëpi!”

 

Perla e perlave! Bee Gees – Stayin´Alive. Dilni në ballkon,zgjoni lagjen duke e kënduar dhe kërcyer me shpirt.  Shpejt!

 

Mos donit dhe pak dramë? S´besojmë se ka njeri që e këndon Gloria Gaynor – I will survive pa e interpretuar sikur të ishte në ndonjë skenë teatri.

 

Yazoo- Situation.Përpara se tëkishim Adele, kemi pasur Alison Moyet.  Shikojeni, më saktë shijojeni!

 

Shpresojmë që të jeni shkundur mirëdhe me  Sugardaddy – How long, të bëni një stretching të mirë.

 

Shihemi së shpejti guys!