INDUSTRIA E MUZIKËS MORI 80% TË TË ARDHURAVE NGA SHËRBIMET ONLINE NË 2019.

Nuk ka dyshime që sot të gjithë dëgjojmë muzikë online. Të paktë janë ata që shpenzojnë për një CD apo Vinyl; ata që e bëjnë janë më shumë të apasionuar pas koleksionimit të produkteve fizike të artistëve të preferuar.

Megjithatë, shifra e prezantuar nga Recording Industry Association of America (RIAA) për të ardhurat e vitit 2019 është treguesi më i mirë i asaj çfarë thamë më sipër.

Sipas raportit, 80% e të ardhurave erdhën nga shërbimet online dhe këtu përfshijmë platforma si: Youtube, Google Music, Spotify, apo edhe radiot online të cilat sot janë të shumta në numër.

Ndërkohë që industria online po sheh për të tretin vit rradhazi rritje të mëdha dhe fitime prej mbi 11 bilionë dollarësh, ende e dyshimtë dhe e paqartë është mënyra se si fitimet shpërndahen tek artistët, tekstshkruesit dhe kompozitorët.

Përveç shërbimit streaming, 10% i takon edhe shkarkimi digjital i albumeve, duke lënë të njëjtën përqindje për të ardhurat e blerjeve fizike.

Sipas RIAA, merita e këtij rezultati i jepet shërbimeve me abonime, si Spotify, të cilët gjatë 2020-ës pritet  të sjellin të ardhura mbi 80%-shin e llogaritur të një viti më parë. 

Mëso më shumë rreth teknologjisë në www.geekroom.al