RAIN, RAIN, YOU MAY STAY CUZ’ I HAVE 10 SONGS TO PLAY

Fundi i shkurtit, fillimi i marsit, këto plakat që nuk u rri goja rehat dhe do sjellin prapë të ftohtin; paradite, shi, ftohtë, kohë e vrenjtur, e premte, një ditë që me shumë mundësi nuk do jetë ndonjë gjë kushedi se çfarë.

 

Gjithsesi, ti ke në dorë ta bësh të premten një ditë të lezetshme dhe të rizgjosh kujtime, ndjesi dhe emocione ndoshta “të fjetura”. Hap youtube-n dhe të tjerat na i lër neve në dorë!

 

E nisim me Etta James – I rather go blind

Kënga flet për një dashuri e cila është drejt humnerës, por se ç’ka diçka të jashtëzakonshme në zërin e Etta.

 

Johnny Cash – You are my Sunshine është një homazh për rrezet e diellit.

 

Vijojmë listën me Elina Born & Stig Rästa - Goodbye to Yesterday. Praktikisht, kjo kënga tregon sesi një djalë zgjohet në orën 6 të mëngjesit (ndryshe nga të gjithë ne) dhe largohet pa u ndjerë nga shtëpia e vajzës, me justifikimin se dashuria e tij është e pamjaftueshme. Nëse doni të dini çfarë thotë vajza, epo po ju surprizojmë! Mirupafshim e djeshme dhe kthehu sërish të tentojmë të jemi një çift i konsoliduar.

 

Tom Odell – Another Love do ju trishtojë, por do t’ju fusë edhe në një mood të qetë. Tom ka një të dashur të re, por mendon për të vjetrën dhe kështu nuk arrin të dojë të dashurën aktuale. Pëfundimisht, dashuria është një çorbë!

 

Gjithsesi, “don’t let go, it’s such a wonderful life” thonë Hurts dhe në fakt, s’e kanë aspak keq. Ndaj, shkruani te search Hurts – Wonderful Life, sepse jeta është e tillë, edhe në ditët me shi.

 

Nëse jeni fansa të një vokali fantastik si ai i Florence Welch, ju sugjerojmë një prej këngëve më të ndjera, njëkohësisht edhe më të bukura të saj. Është momenti për Florence + The Machine – Wish you were here.

 

 

Kur do të ndalojmë së dëgjuari Instant Crush nga Daft Punk? Besojmë se kurrë, asnjëherë, gjallë në botë!

 

 

E njëjta gjë vlen edhe për Pink Floyd – Hey you!

 

 

Slipknot - Snuff dhe ja ku u erdhi nata në shpirtin tonë!

 

E si përfundim, e bitisim me You want it darker nga mjeshtri Leonard Cohen. Le të themi se klasikja nuk del kurrë nga moda.