JOHN BALDESSARI, ARTISTI QË I DHA ARTIT DOZËN E DUHUR TË HUMORIT

88-vjeç, i tejmbushur me energji, vibe rinor dhe kaq shumë risi në art; kështu do ta kujtojmë John Baldessari-n, artistin bashkëkohor, i cili u shua dje, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në botën e artit.

Që t’ua prezantojmë më mirë: John Baldessari ka bërë të mundur që Los Angeles të mos njihet vetëm për luksin e një metropoli gjigand, por të jetë njëkohësisht edhe si epiqendra e artit.

I lindur në vitin 1931, Baldessari, gjatë gjithë jetës pati kontakt të vazhdueshëm me artin, duke u frymëzuar nga lëvizje të fuqishme dhe me shumë impakt si: dadaizmi dhe surrealizmi, për t’i dhuruar botës gjenialitetin, humorin dhe artin e tij të përkryer.

Me anë të videove, fotografive, printeve, design-it, skulpturave, instalacioneve, pikturave, madje edhe ndonjëherë pikturave me tekst, Baldessari kombinoi paletën e larmishme të pop artit me humorin dhe sarkazmën e dadaizmit, për të lënë pas kryevepra të cilat do t’i mbajmë mend gjatë.

                                      

E ardhmja e artit është më e bukur falë imagjinatës së Baldessarit.