FACEBOOK PRANON SE INSTAGRAM NUK PO MONITORON SIÇ DUHET MATERIALET E NDALUARA ONLINE

Edhe pse kompania është në pronësi të aplikacionit që prej vitit 2012, për herë të parë Facebook ka përfshirë Instagram në raportet e transparencës të cilat bëhen publike çdo tre muaj.

Përmes këtij raporti, Facebook shpjegon në detaje  se si kontrollon shpërndarjen e materialeve të ndaluara në rrjet si: shfaqje të fëmijëve, dëme ndaj personit, propagandë terroriste apo shitje të drogës dhe armëve.

Tre muaj më parë kompania vuri re një rritje të llogarive abuzuese në Facebook dhe ulje të përmbajtjeve të dhunës, të cilat edhe këtë tremujor vazhduan me të njëjtin trend.

Dhe ndërsa Facebook po bën një punë të mirë në ruajtjen e materialeve, raporti nuk thotë të njëjtën gjë për Instagram, sistemi i të cilit arrin të fshijë automatikisht vetëm 94% të materialeve të pa lejuara online, në krahasim me 99% të rasteve që eliminohen nga Facebook ende pa u bërë publike.

Raporti gjithashtu pranon se Instagram Story është shërbimi më i prekur dhe që për momentin po punohet më shumë për të arritur me sukses ndalimin e çdo materiali të pa dëshiruar.

Ajo çfarë Geek Room vë re në raport, është edhe mungesa e të dhënave rreth llogarive fallco në Instagram, të cilat në Facebook janë rreth 5%. A quhet kjo mungesë të dhënash, apo ato janë aq shumë sa kompania ka vendosur të mos i bëjë publike?

 

Mëso më shumë rreth teknologjisë në www.geekroom.al