MEET “PROVIDE FOR THE WORKING CLASS” DHE MOS QANI NGA NOSTALGJIA

Besojmë e keni parë çfarë bëhet vërdallë nëpër Instagram dhe jua ka kapur syri një faqe relativisht të re dhe super cool, “@providefortheworkingclass”. Nëse nuk e keni parë, jemi më të zhgënjyer se babi yt kur e mori vesh që pije cigare dhe Vodka Lemon në baret e qytetit.

Gjiiiithsesi, jeni në kohë ta “stalk”-ëroni dhe të shikoni se çfarë bën.

Spoiler: Praktikisht, shkrepen foto në rrugët e Tiranës dhe në to vendosen personazhet që na kanë bërë fëmijërinë më të bukur. Pinocchio-n, Powerpuff Girls, Naruto, Fantastic Mr. Fox, madje edhe Joker-in e ri (që është super fiiiiilm) i gjeni të gjitha te kjo faqja, jo në rrugë, sepse ekziston photoshop-i you boomers.

Po, e dimë që duhet t’i riktheheni fëmijërisë dhe që vdisni për filmat e vjetër, me personazhet cute dhe mesazhet tejet kuptimplota. Tani, lexoni intervistën me “Provide for the Working Class” dhe rishikoni disa nga filmat vizatimorë dhe anime-t e fëmijërisë!

3, 2, 1..Interviiiista!

Si lindi ideja për të realizuar design-e të tilla dhe pse ke zgjedhur pikërisht personazhe vizatimorë?

Ideja e krijimit të dizajneve të tilla daton shumë kohë më parë, saktësisht rreth vitit 2010. Atëherë, në Facebook u bë virale një foto e disa karaktereve anime në një meme. Normalisht, unë isha një fëmijë i apasionuar pas personazheve vizatimorë, ndaj 9 vite me vonë, mendova që këtë ëndrrën e vjetër ta kthej në realitet. Kështu, e risolla në Shqipërinë e 2019-ës, duke u munduar që në çdo foto të krijoj ndjesinë e fëmijërisë. Tek dizenjot e krijuara mund të gjejë gjithkush veten e tij fëmijë dhe sot. Ambientet në të cilat kalon çdo ditë në Tiranë, i sjellin më pranë personazhet e preferuar vizatimorë.

 

Si e kanë pritur “nismën” followers-at e tu?

Kur e prezantova idenë time te miqtë e mi, mora një feedback shumë pozitiv. Ndoshta më pozitivi, i cili na solli këtu ku jemi aktualisht. Hapja e një llogarie në Instagram ishte pa pritshmëri. Fillimisht ishte midis rrethit të ngushtë shoqëror, por ngadalë filloi të ndërtohet dhe të marrë formën e asaj që është sot. Nëse në një situatë tjetër, një faqeje Instagrami i duhet të postojë duke u përshtatur me ndjekësit e saj, “Provide for the Working Class” dhe ndjekësit e saj ndërvepruan së bashku dhe u adaptuan menjëherë. Reagimet e përditshme nga followers-at më bëjnë të vazhdoj të krijoj me shumë pasion.

Cili design të pëlqen më shumë?

Të them të drejtën, për mua është pak e vështirë t’i ndaj. Ndoshta sepse kam punuar për secilin me shumë dëshirë dhe pasion. Gjithsesi, më duhet të them “The Joker”, pasi ka zënë një vend të veçantë për mua.

Duke qenë se interneti është kaq dinamik dhe çdo ditë fokusohet te një trend i ri, cilat janë planet për të ardhmen? Mendon se do të kesh të njëjtin feedback pozitiv?

Ashtu sikurse thuhet që në pyetje, jetojmë në një epokë ku çdo ditë del dhe zhduket një trend i ri. Ne të “Provide for the Working Class” këtë e kemi shumë parasysh. Mendojmë se mënyra më e mirë për të qenë pjesë e trendeve të reja është të dëgjojmë atë që followers-at na thonë. Nëse feedback-u i tyre është pozitiv, ne do të vazhdojmë në këtë drejtim. Në rastin tonë, kemi pasur shumë kërkesa që këto design-e të bëhen pjesë e njerëzve. Jemi në hapat e parë të krijimit të disa dizenjove që i ofrohen ndjekësve dhe të interesuarve. Sigurisht, gjithçka do të përgatitet me të njëjtin pasion.

Pra, me pak fjalë, ajo që ne ju sugjerojmë është ta ndiqni menjëherë “Provide for the Working Class”, sepse fëmijëria do ta gjejë gjithmonë mënyrën për t’u rikthyer. Ndonjëherë me meme, ndonjëherë me filmin e preferuar dhe ndonjëherë, me një faqe në Instagram.

Shikoni, shpërndani në story ose dërgoni në DM çdo postim të “Provide” me paketën Electronic Beats nga Telekom.