INDUSTRIA E MAKINAVE PO NDRYSHON NDËRVEPRIMIN ME PËRDORUESIT

Me zhvillimin e teknologjisë së makinave, shërbime të reja po bëhen akoma më shumë të domosdoshme për të përmirësuar mënyrën se si përdoruesit po ndërveprojnë me shërbimet e ofruara në makinë.
Nga ekranet e mëdhenj touch e deri tek kontrolli automatik i temperaturës apo komunikimi me asistentët virtualë, interface i makinave po rikrijohet.
M-Byte, një SUV elektrik i krijuar nga BYTON shtrin gjatë gjithë kroskotit të tij një ekran të harkuar prej 48-inch të ndarë në tre pjesë, njëra prej të cilave është touch dhe kontrollon funksionet. Për pasagjerët që ulen pas, BYTON ka vendosur ekrane të vogla të cilat i lejojnë pasagjerët të ndajnë kontent me ekranin kryesor.
Ndryshe mendon Honda e cila i lë të gjithë kontrollin e makinës një aplikacioni që shkarkohet në smartphone. I quajtur "Honda Dream Drive: Passenger", ky aplikacion ofron lojëra, filma, muzikë, informacion nga udhëtimi dhe kontroll të shërbimeve të ofruara në makinë - të gjitha të komanduara nga një smartphone.
Audi po teston gjithashtu një mënyrë të re të argëtimit në makinë i cili bëhet më fantastik kur nuk je në lëvizje. Përmes "Audi Immersive In-Car Entertainment Concept", kompania ka prezantuar funksione si: vibrime të sediljes, ndryshime të ndriçimit dhe audios, lëvizje të lehta të makinës, etj për të krijuar një eksperiencë kinematografike brenda në makinë.
Mercedes-Benz është fokusuar në hand gesture duke lejuar shoferin apo pasagjerët të ndërveprojnë me makinën përmes lëvizjes së duarve. Sistemi është aq inteligjent sa njeh edhe se cili person po kërkon ndryshimin e temperatuës apo ka nevojë për një masazh në sedilje.

Mëso më shumë rreth teknologjisë në www.geekroom.al