“PARASITE”, KRYEVEPRA E 2019-ËS!

Ndërkohë që bota gëlon mes produksioneve gjigande, të cilat bëjnë bujë 2 vite para se të shfaqen në kinema, Bong Joon-hu, në heshtje, pa u ndjerë fare (tipik aziatik), sjell “Parasite”, filmin më të mirë të vitit 2019.

Nëse nuk e keni parë ende, mbylleni vitin si duhet!

“Parasite” ka si subjekt një histori tipike, nga ato që gjejmë në vendet aziatike dhe nga ato që Joon-hu trajton në filmat e tij. Ajo që e bën unike është trajtimi i saj.

Një marrëdhënie e çuditshme dhe njëkohësisht mahnitëse midis “bodrumit” dhe “botës së jashtme” ndan me thikë (siç ndan ti tortën kur ke vëllain/ motrën mbi kokë) klasat që ekzistojnë në shoqërinë tonë.

Dramë, komedi e zezë, dialog i bukur, gjestikulacion akoma më i bukur, psikologji e thellë e shoqërisë dhe impaktit që një njeri “parazit” ka në jetën e të tjerëve; të gjitha trajtohen në një film, domethënë te ky film.

Duke qenë se Electronic Beats ka gjithmonë tendencën t’ju iluminojë dhe kulturojë, e ripërsërisim që është një “must watch”.

Mos u ankoni se nuk keni internet, sepse ju ofrojmë plot 20GB nëse aktivizoni paketën Stream On.