KANYE DHE DR. DRE BASHKOJNË FORCAT PËR “JESUS IS KING PART II”!

Pa ia nxjerrë ende qejfin “Jesus Is King”, Kanye lajmëron në Twitter se po bashkëpunon me më të madhin, mbretin e old school-it, Dr. Dre dora vetë. (Po, po flasim për atë që Eminem i ka dedikuar 2 miliardë këngë).

Ku e lamë? Po, te fakti që Twitter na lumturoi ditën dhe nuk na mban vendi derisa të dëgjojmë qoftë një notë nga albumi i ri.
Ajo që dimë deri tani është se është projekt tërësisht i shkëputur nga “Jesus is Born” dhe se do të jetë legjendar!

Kanye dhe Dr. Dre (a.k.a Doktori i Rap! Mos bëni gafë të kujtoni Dokin e V.I.P-ave) nuk kanë ndonjë bashkëpunim, ndaj jemi me zemër të ngrirë deri në lançimin e albumit të ri.

Po patëm ndonjë informacion të ri, nuk do e mbajmë për vete, sepse nuk jemi aspak egoistë. Mos harroni se mund ta dëgjoni pambarimisht albumin me 20GB Internet nga Stream On!