MBANI FRYMËN! “DEADPOOL 3” NË HORIZONT!

Fansa të “Deadpool” ku jeni? E kemi vëmendjen tuaj?

Cool, sepse po ju japim një super lajm! “Deadpool 3” po vjen më gallatë se kurrë!

“Ka shumë intesitet, batuta, pra, është një film fantastik” është shprehur kritika dhe ne shikuesit mortalë e besojmë, sepse në fund të fundit, flasim për Ryan Reynolds. Ky i fundit është 98% fajtor që “Deadpool” është një prej filmave më të mirë të Marvel.

Pastaj, vetë regjisorët janë shprehur se Ryan është një muzë për ta, sepse praktikisht lidhin fytyrën e aktorit super fun me humorin që e karakterizon filmin. Tani, le të jemi të sinqertë, diss-et që Marvel i bën DC-së nuk do kishin të njëjtin efekt pa zërin e Reynolds. Tipi edhe me maskë ta bën gjëmën! (Apply cold water to burned area).

Besojmë se we made your day, week, month, larg modestisë, edhe yeeear!

Bye guys, deri në artikullin tjetër. (Lexojeni me zërin e Deadpool, anti-heroit më të mirë në botë).