Ju tregojmë si duhet festuar Halloween-i! Na falenderoni më vonë!

Ti mund të jesh Dracula me dhëmbë “fake” që i porosit në Amazon, mund të jesh edhe një infermiere joshëse, por kjo nuk do të thotë se po feston Halloween-in. Festa e shpirtrave festohet me horror, krime dhe shumë aktivitete paranormale, të cilat nuk ke ku i gjen përpos kinemasë.

Bëhuni gati të lini çdo dritë ndezur sepse 10 filmat që do t’ju listojmë, nuk pyesin sa Halloween-er mendon se je.

The Haunting in Connecticut (2009)
Mund të mos kesh frikë nga gjërat që nuk i shpjegon dot, por duhet ta pranosh se kur shkruhet “Bazuar në histori të vërteta” në fillim të një filmi, le të themi se një lëmsh të mblidhet në fyt. Epo, horrori nuk është për këdo!

The Purge (2013)
Ju e dini për çfarë po flasim! Nëse je një fans i Slipknot, mund ta përballosh këtë film, në rast të kundërt, shiko “Frozen”.

The Last Exorcism (2010)
A ka Halloween pa ekzorcizëm? A ka ekzorcizëm pa horror? Spoiler: Përgjigjja është jo!

The Witch (2016)
Marrim një kazan, shtojmë 10 këmbë bretkose, 3 kërminj, pak paranoja, posedim demonësh, pak magji të zezë. I trazojmë mirë dhe krijojmë “The Witch”!

The Shining (1980)

Klasikët janë ajka e horrorit dhe “Come play with us” është fjalia më e frikshme në kinematografi.

A Nightmare on Elm Street (1984)

Pas këtij filmi, do të luteni të mos shikoni më ëndrra. E kemi seriozisht!

Scream (1996)

Besojmë e kuptoni se do të ulërisni nga frika!

Practical Magic (1998)

2 motra, të cilat rastësisht janë Sandra Bullock dhe Nicole Kidman, bëjnë disa magji të cilat mund t’i shikoni dhe kuptoni nëse keni zemër të fortë.

Paranormal Activity (2007)

Kemi vetëm një këshillë: Mos e shikoni nëse nuk përballoni dot pluskimin në ajër, në mes të natës, pa ndonjë arsye specifike.

The Nightmare Before Christmas (1993)

Nuk ka mbyllje më të mirë! Ku ka Tim Burton, ka horror, ose ndonjë gjë të çuditshme, por në këtë rast janë të dyja.

Halloween festohet me filma dhe me dhurata! Poshtë kungullit të dyqaneve Telekom (jo pemës së Krishtlindjeve sepse jemi ende në tetor) gjeni super ofertën StreamOn që ju dhuron 20GB për të parë filmat e listës ose të tjera, nuk na ngel hatri!