Serialet më G(old) të të gjitha kohërave!

Nostalgjikë të serialeve, ky artikull është për ju!

Mblidhuni, merrni kokoshkat nëse jeni gati për t’i riparë, ose një tufë me fasoleta nëse nuk përmbani dot lotët.

Le të vazhdojmë me serialet më të mira dhe old school që kinemaja na ka dhuruar. Jo pak, por 6 prej tyre.

Friends

Të gjithë biem dakord kur e listojmë “Friends” si një prej serialeve më të mirë. Miq të ngushtë, dashuri, super batuta dhe super shikueshmëri! Nëse nuk e keni parë, nuk e dimë se çfarë pëlqeni, por dimë të themi se po i gjykojmë shumë shijet tuaja dhe “We are on a breaaak!”.

 

Seinfield

E bukura e komedisë qëndron kur ndërthuret me ngjarjet nga jeta reale. E ke parasysh kur një të shtunë je tapë fare, bën çmendurinë e jetës dhe të nesërmen qesh se nuk qan dot? Epo, Larry David dhe Jerry Seinfield kanë krijuar një serial mbi këto ngjarje!

 

Breaking Bad

Aksion, krim, dashuri, varësi dhe sigurisht, super aktrim janë ingredientët që ka gatuar Vince Gilligan për të arritur në serialin më të mirë të të gjitha kohërave, “Breaking Bad”. S’ka njeri që nuk e ka parë! Nëse ti bën përjashtim, jemi pa fjalë!

 

30 Rock

Më shumë se komedi, “30 Rock” është pjesa e përditshmërisë së të gjithëve. Kemi një shef arrogant dhe një punonjës që me shpirt e grushton, por në pamje të jashtme punon fort dhe përpiqet me maksimumin e tij që mos ta kthejë vendin e punës në një ring boksi. Le të themi që na ka ndodhur të gjithëve, edhe juve që punoni freelancer.

 

The Office

Jo më kot është një ndër serialet më të bukur në botë. Po, literalisht! Nuk e ekzagjerojmë aspak sepse flasim për super batuta që i përgjigjen çdo situate. Nëse thua një batutë nga “The Office”, automatikisht je 80% më cool. (Na e thuaj në koment një batutë dhe shiko sa friend requests do të të vijnë)

 

Buffy the Vampire Slayer

Ky serial ka bërë namin që kur ti nuk kishe lindur, ose nuk e imagjinoje jetën në internet dhe shtrirë në krevat, me laptopin dhe Netflix para syve. Kur ka argëtuar brezin e prindërve tanë, ty të ka “bukë e djathë”.

 

Por, nëse po digjesh nga dëshira për t’i riparë serialet më G(old) dhe nuk i ke ato të shkretat MB, Electronic Beats e ka zgjidhjen. Besojmë se ju dalin 20 GB për të parë serialin që do.

Aktivizo Stream On tani dhe shiko çfarë të do zemra në Netflix (shiko dhe trailer në Youtube në rast se ke dyshime).