Pallatet e Shqipërisë, A.K.A telajot e piktorëve

Një spray, një mur dhe talent: kaq i duhen një artisti për të ndryshuar krejtësisht pamjen e një muri dhe për të transmetuar një mesazh social, ose thjesht për të dekoruar një hapësirë.
Së fundmi, Tirana është mbushur me artin urban, i cili gjallon kudo dhe tërheq vëmendjen tonë në rrugët ku kalojmë përditshmërinë. 
Përpos Tiranës, edhe qytete të tjera janë gjallëruar me piktura të veçanta murale, duke ofruar një tjetër pamje.