KEMI NJË LAJM TË KEQ: NËSE NUK NJIHNI KEITH HARING, NUK E KENI IDENË Ç’ËSHTË POP ART I VËRTETË!

E kemi shumë seriozisht! Nëse ky emër nuk ju kujton gjë, keni lindur në një brez që s’e vlerëson pop art-in. Na lini t’ju prezantojmë legjendarin Keith Haring.

Për ju që nuk e dini çfarë ka bërë, kemi vetëm një përgjigje: shumë graffiti, shumë art dhe ka frymëzuar çdo fushë.

Artisti amerikan ka lindur më 4 maj 1958 dhe deri kur bota e humbi, e mbushi jetën e tij me krijime shumë interesante. Le të themi se ishte super tip, artisti i rrugës, ai që bënte graffiti dhe të gjithë njerëzit donin të kishin guximin, ose të paktën talentin e tij. Me pak fjalë, nëse do ishte gjallë, do ishte tipi më cool në shoqëri, ai që thotë batutën dhe të gjithë qeshin, ose ai që e kthen shot-in e tequilës pa shtrembëruar fytyrën.

Arti i Haring përfshin ngjyrat e shumta që sollën lumturi, vitalitet në qytet, prekën tema paksa të nxehta në politikë, frymëzuan fondacione artistike, modën, por edhe klipin e Gigi D’Agustino dora vetë!

 

Shikoni klipin, shkunduni me ritmin dhe na korrigjoni nëse jemi gabim!