NËSE KE NJË ACCOUNT NË NETFLIX, MOS I HUMB 5 SERIALET E MOMENTIT!

Mblidhuni këtu ju që keni një account në Netflix, ose që ndani një të tillë me miqtë tuaj! 

Jeni kuriozë të dini se cilat janë serialet “must watch” për këtë muaj? Electronic Beats ju sjell 5 të tilla dhe pasi të shikoni këto, edhe 5 të tjera së shpejti dhe kështu nuk do të mbeteni kurrë pa një sugjerim të mirë.

 

Gati? Fillojmë!

 

“Unbelievable”

Pasi një vajzë e re akuzohet se ka gënjyer mbi një krim, 2 detektive fillojnë të gërrmojnë për të gjetur të vërtetën, e cila i dërgon në të shkuarën, në shumë krime të tjera, ku viktimat nuk konsiderohen si të tilla. Doni më? Është bazuar në histori të vërteta!

 

“Mindhunter”

Për dosjet e FBI-së viti 1970 është një rebus i dosjeve të pazgjidhura. Dy detektivë intervistojnë vrasësit serialë dhe dëgjojnë rrëfime brutale nga mendjet më lunatike në botë. Sërish, e bazuar në ngjarje të vërteta.

 

“Modern Love”

Keni menduar ndonjëherë se cilat janë të gjitha format e dashurisë? Sepse ky serial i përmbledh të gjitha, që prej dashurisë platonike, romantike, asaj ndaj vetes dhe kaq shumë të tjera.

 

“Brooklyn 99”

Komeditë kriminalistike janë një “must watch”. Krimi dhe humori, çuditërisht ndërthuren kaq bukur në këtë serial dhe gjithashtu nuk mungojnë mesazhet mbi miqësinë reale, dashurinë dhe tema të prekshme sociale. P.S, i preferuari për ne, që nuk zhgënjen kurrë për të të bërë të qeshësh, është Boyle.

 

“The Spy”

Në vitin 1960, Eli Cohen, një spiuni izraelit, i besohet një mision i rrezikshëm dhe me kohëzgjatje të pacaktuar në thellësi të Siberisë. Ky serial tregon se në jetën e një spiuni ka shumë të papritura, shumë adrenalinë dhe akoma më shumë aksion!

 

Nëse keni ndonjë serial që ju ka lënë pa gjumë dhe s’keni lënë episod pa i parë, mos e mbani për vete! :D