“ELVIS PRESLEY”, EMRI QË REZISTON NË ÇDO EPOKË

Nuk ka asnjë brez që nuk e njeh Elvis Presley-n. Aktor i mirë, këngëtar akoma më i mirë, performuesi që solli risi, i bukur po e po, me pak fjalë artisti që di të bëjë çdo gjë. Nëse doni më shumë arsye që ta adhuroni, vazhdoni të lexoni.

Elvis ka lindur më 8 janar 1935 në Missisipi dhe ja ku bota fitoi një super talent. Në një familje të varfër, por shumë të përkushtuar, Elvis, një djalë kaq i thjeshtë dhe i tërhequr (fiks si ai introverti që ti njeh) fitoi kompeticionin e të rinjve të talentuar në Memphis dhe që prej atij momenti media, ekranet, radiot dhe televizionet nuk rreshtën së foluri për të.

Sot, moda nuk ndalon së foluri për të! Veshjet e shndërritshme e kthyen Elvis në yllin kryesor të galaksisë së muzikës. Por yllit të rock’n’roll iu shua drita më 1977, në moshën 42-vjeçare, nga një problem në zemër. Mos të keqkuptohemi, Elvis vazhdon të jetë gjallë në historikun tonë muzikor në Youtube, ose në ndonjë ishull bashkë me 2Pac, Michael Jackson dhe Paul Walker, sepse fama ndonjëherë të lodh.

Elvis i bënte të gjitha, ndaj na tregoni këngën, filmin, performancën apo veshjen e tuaj të preferuar.