TRACK OF THE DAY: RITUAL

Për të gjithë ata që u ankuan se Rita Ora ishte zhdukur tashmë jam i sigurt që janë duke shijuar “Ritual”, porduksionin e fundit nga Tiësto.
Kënga u dedikohet atyre çifteve që mbajnë gjallë magjinë e lidhjes edhe në momentet më përsëritëse të jetës.
Videoja nuk ka elemente “shtrigash” por lëvizjet e Ritës nën pulsimet e neonave janë mjaftueshëm magjepsëse. Ajo duket si një modele e reklamave të GAP Jeans, me thjeshtësinë e look-ut i cili theksohet nga vizualet rave.