JEFF MILLS GATI PËR TË NXJERRË ALBUMIN E RI

Albumi i ri i Jeff Mills është rrugës.
Moon – The Area of Influence do të lançohet më 19 korrik nëpërmjet label-it Axis Records duke festuar kështu përvjetorin e 50-të të shkeljes së njeriut në hënë. LP-ja fokusohet në interpretimin që Mills dëshiron të përcjellë nëpërmjet tingullit në lidhje me ndikimin që ka hëna mbi njerëzit dhe planetin.
Produksionet gjithashtu karakterizohen gjithashtu nga përdorimi i disa sample vokalesh nga dhoma e kontrollit brenda NASA-s.

Në mënyrë që të lançojë projektin suksesshëm Mills do të performojë një show prej 60 minutash më 20 korrik, i cili do të transmetohet live në web-in e Axis Records.