STIL NËN RITMET E YAEJI

Yaeji është artistja koreano-amerikane me bazë në Brooklyn, New York, e cila lëvron kryesisht zhanrin e muzikës elektronike. Veçantia e stilit të produksioneve të saj është shkrirja e elementeve të muzikës house, hip hop-it dhe e vokaleve të qeta, kryesisht të kënduara në anglisht dhe në gjuhën koreane. Performancat e saj përkufizohen nga Dj Set-e që shoqërohen nga artistja në mikrofon. Më poshtë do të gjeni të listuar disa prej krijimeve që e ngritën Yaeji-n në nivelin aktual të famës.

1. Drink I'm Sippin On

2. Guap

3. Raingurl

4. One More

5. Feel it out