5 KËNGË PËR TË NISUR JAVËN

1. Galantis – Bones (feat. One Republic)

Galantis dhe One Republic bashkuan forcat për të krijuar “Bones”. Kënga dance-pop mban vulën e një produksioni të kuruar në detaje që është i përshtatshëm për t’u luajtur në çdo radio.

2. James Blake – Mile high (feat. Travis Scott and Metro Boomin)

Single-i nga “Assume Form” vjen në bashkëpunim me super-producentin e trap-it Metro Boomer dhe përmban linja rap-i nga ylli i Astro World dhe vokale nga Blake.

3. The Chemical Brothers – Got to keep on

Produksioni i inspiruar nga muzika funk, disco dhe house përbëhet nga bassline të forta dhe synth-a të mprehtë. Track-u është pjesë e albumit të tyre të 9-të me titull “No Geography”.

4. RL Grimes – Arcus

Një nga produksionet më të mira të vitit që meriton fokus të veçantë. Shijojeni!

5. Toro y Moi – Ordinary Pleasure

“Ordinary Pleasure” nga Toro y Moi vjen me një video me regjinë Mancy Grant. Muzika funk është temë kryesorë në këngë, perfekte për t’u dëgjuar në çdo periudhë.