DËGJONI “TRUE BLUE” NGA MARK RONSON

Mark Ronson nxorri një këngë tjetër nga albumi  i ardhshëm Late Night Feelings. “True Blue” vjen me kombinimin e vokaleve të Angel Olsen e cila nga bashkëpunimi me artistin deklaroi se:

“Nuk isha e sigurt si do ishte të punoje me Markun, duke marrë në konsideratë faktin se vijmë nga dy botë të ndryshme…por ishte kaq argëtuese sa mund të them që e gjithë eksperienca ishte organike për mua. Seriozisht, ai me lejoi të provoja disa gjëra – madje është një pjesë në këngë që unë jam duke i rënë kitarës. Në atë periudhë po dëgjoja kryesisht dark disco, specifikisht versionin dance të “Heroes” nga Nico. Doja të bëja diçka po aq dark, por që njëkohësisht t’i bënte njerëzit të kërcenin.”

“True Blue” është kënga e fundit nga seritë e bashkëpunimive që Ronson ka realizuar në Late Night Feelings. Vitin e kaluar ai lançoi “Nothing breaks like a heart” me Miley Cyrus që u pasua nga bashkëpunimet me Lykke Li dhe Camilla Cabello.