NDAHET NGA JETA PHILIPPE ZDAR – CASSIUS

Philippe Zdar, ½ e Cassius, është ndarë mbrëmë nga jeta. Lajmi konfirmohet nga menaxheri i tij, i cili deklaroi se Zdar ka rënë aksidentalisht nga dritarja e një ndërtese të lartë në Paris.
Philippe mbiemri i vërtetë i të cilit është Cerboneschi, themeloi “Cassius” më 1996 së bashku me Hubert Blanc-Francard.
Dyshja në fjalë konsiderohet si një nga kolonat e muzikës elektronike franceze dhe ka kontribuuar në produksionet e artistëve/grupeve si Serge Gainsbourg, Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand, dhe Mc Solaar.

Ndërsa në vitin 2011, ata bashkëpunuan me Jay Z dhe Kanye West në albumin me titull “Watch the Throne.”

Në një intervistë me Fadar Magazine më 2012, Zdar, në lidhje me tingullin dhe filozofinë e tij në produksion konstatoi se: “Disa njerëz duan të arrijnë në majë të një qiellgërvishtësi dhe marrin një helikpoter që ti çojë në destinacion, voila! Ndërsa unë jam alpinisti.”
“Nuk do isha kurrë i lumtur të dëgjoj një album timin të përfunduar nëse unë nuk kam prekur çdo gjë, më kupton? Ky është zanati.”

Në mbyllje të këtij lajmi të trishtë, urojmë që Zdar të prehet në paqe. Kontributi i tij në ndryshimin dhe novacionin që solli me valën e re në elektronikë, nuk do të harrohet kurrë!