VERSACE INSPIROHET NGA KEITH FLINT I PRODIGY

Donatella Versace, nderon nëpërmjet koleksionit të saj të fundit të ndjerin Keith Flint, vokalistin e grupit Prodigy. Versace Pranverë/Verë 2020 si koleksion u karakterizua si një homazh ndaj stilit të artistit, temë e cila u reflektua qartë që nga model i flokëve deri tek përdorimi i lëkurës si material në disa veshje të ndryshme.
Për skeptikët që mund të kenë pasur pikëpyetje për homazhin ndaj Flint, dyshimet morën fund kur “Firestarter” u luajt si  kolonë zanore e sfilatës.

 

 
 
 
View this post on Instagram

From the #MFW runway: denim, tie-dye and logo eyewear. Discover more at the link in bio. #VersaceSS20

A post shared by Versace (@versace) on

Gjithsesi nuk është hera e parë që Flint asociohet me brandin Italian pasi në vitin 2004 së bashku me Prodigy, Flint shkaktoi reagime kontroverse me performancën e vet në shfaqjen e modës që u realizua për koleksionin e veshjeve të meshkujve.