GATI PËR KALA FESTIVAL 2019

Kala Festival paraqet një vulë cilësie që tejkalon organizimet që mund të këni përjetuar deri tani në vend, pak por e sigurt!
Fryma e muzikës elektronike vjen me një përzgjedhje të kujdesshme të artistëve ndërkombëtar që luajnë house, disco dhe mos të harrojmë performancat live. Ajo çka unifikon këtë përzgjedhje eklektike nuk është thjesht zhanri, por shpirti që emeton frekuenca e tyre muzikore. Pa lënë pas natyrën dhe magjinë e jugut Kala Festival 2019 premton një eksperiencë unike.

Pesë skena të ndryshme do mirëpresin audiencën e festivalit me performanca nga Hercules & Love Affair, Inner City, Derrick May, Hunee, Prins Thomas, Honey Dijon edhe shumë të tjerë.

Festivali nis sot (12 Qershor) dhe premton një javë plot argëtim dhe muzikë të mirë!