MAK ZØGAJ, PËRKUFIZIMI I ORIGJINALITETIT SË MUZIKËS SHQIP

Pa diskutim që label-at e fuqishëm nuk e kanë humbur pushtetin e lançimit të artistëve apo projekteve muzikore të mira, ama jetojmë në epokën e internetit ku mundësia për të zbuluar risi është një opsion që duhet konsideruar vazhdimisht.

Dhe në këtë mënyrë ramë në kontakt me Mak Zøgaj, artistin nga Prizreni i cili në këndvështrimin tonë është një nga prurjet me potencial të lartë për të qenë një nga yjet e skenës muzikore në vend (mbajeni mend pasi pak por e sigurt që ka për t’ia dalë). Tekstet që ai shkruan, zëri i mirë dhe delivery që e karakterizon në mënyrën e të kënduarit e pozicionojnë Zøgajn në kategorinë e artistëve të paktë që kanë krijuar një identitet unik nën zhanrin R&B.

“Amnesia” është projekti i fundit që vjen me një video muzikore nën regjinë e Alban Selimaj, po aq të denjë sa produksioni audio.

Artistë të tillë janë dëshmi e gjallë se kreativiteti nuk njeh kufij dhe që mjafton guximi për të dalë nga “direktivat” klishe që tregu imponon drejtpërdrejtë apo tërthorazi për të arritur nivele të tjera të përkufizimit të suksesit.