DRAKE PJESË E KËNGËS MË TË RE NGA CHRIS BROWN

“No Guidance”, kënga më e re nga Chris Brown vjen në bashkëpunim me Drake, si pjesë e albumit “Indigo” që artisti hedh në treg këtë muaj.

“No Guidance” është kënga e dytë në të cilën Chris Brown dhe Drake shfaqen së bashku që nga “Only” e Nicki Minaj pjesë e së cilës ka qënë dhe Lil Wayne.
Drake dhe Brown i dhanë fund polemikave vjeshtën e kaluar kur Drake ftoi këngëtarin për të performuar në një nga shfaqjet e tij në Staples Center në Los Angeles.