TRENTEMØLLER RIKTHEHET ME PRODUKSION TË RI

Trentemøller, artisti danez i famshëm për hitin “Moan” dhe remiksin e Royksopp “What else is there” rikthehet me një produksion të ri të titulluar “Sleeper”.
“U bënë 3 vjet. Tashmë pritja mori fund. Është koha të zgjohesh ‘gjumash’.” – ka shkruar ai si përshkrim në videon përkatëse në YouTube, duke referencuar mungesën e tij në treg.

Track-u melankolik nis me akorde bass-i ndërsa evoluon në shtresa të ndryshme atmosferike synth-ash elektronikë, të cilat janë ndryshe nga ato që artisti ka përdorur më parë, gjithsesi duke ruajtur stilin dhe identitetin që e karakterizon.

Gjendja zhvillohet në mënyrë hipnotike, duke u ngritur gradualisht para se të mbyllet në një murmuritje të mekur.