VINYL-A NË TREG PËR HITIN E 98-ËS “MUSIC SOUNDS BETTER WITH YOU”

Stardust, treshja e përbërë nga Thomas Bangalter (1/2 e Daft Punk), Alan Braxe dhe Benjamin Diamond njihen për hitin e vetëm “Music Sounds Better With You”, produksion i cili u dëgjua masivisht më 1998.

Kënga në fjalë do të dalë në treg më 28 qershor në formë fizike nëpërmjet vinyl-ave të prodhuar nën label-in “Because Music”.

“Music Sounds Better With You” u prodhua kur Alan Braxe ftoi Thomas Bangalter dhe Benjamin Diamond për të performuar së bashku në lokacionin legjendar parizien, Rex Club. Treshja zgjodhi të krijonte diçka enkas për eventin dhe si rezultat u krijua hiti botëror.

Single-i u lançua më korrik të 1998-ës me një video të veçantë nën regjinë e Michel Gondry.