POLEMIKAT ME NATALIE PORTMAN BËJNË QË MOBY TË ANULOJË TURNEUN

Moby anulon turneun e programuar për në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Koncertet ishin planifikuar për të mbështetur lançimin “Then It Fell Apart”, publikim i kujtimeve të artistit.
Shkak i kancelimit është bërë një pasazh i shkruar në libër ku muzikanti deklaron se Natalie Portman, e ka ftuar në një takim romantik pas përfundimit të një koncerti në vitin 1999, kur Moby ishte 33 vjeç dhe aktorja 20.
“Unë isha një tullac pijanec dhe Natalie Portman ishtë një super yll i bukur filmash”, thotë Moby. “Por ja që ajo ishte aty, në dhomën time të veshjes duke flirtuar me mua.”

Në një intervistë me Ella Alexander për Harper’s Bazaar, Portman sqaroi se ishte habitur nga fakti se Moby e kategorizoi kohën e shkurtër që ata u njohën si interes romantik, pasi ajo e rikujton atë si një burrë më të madh në moshë që u soll çuditshëm me të. “Ai tha se isha 20 vjeç; ndërsa unë isha ende një adoleshente që kishte mbaruar gjimnazin. Sapo kisha mbushur 18 vjeç.” , përmbylli aktorja.

Pas komenteve të Portman, Moby postoi në Instagram një foto pa bluzë me aktoren të cilën e fshiu më vonë duke kërkuar kërkuar ndjesë për sjelljen e tij.