TYLER, THE CREATOR PUBLIKON IGOR

Reperi amerikan Tyler, The Creator nxori albumin e ri të titulluar IGOR. Bashkëpunimet me emra të mëdhenj të industrisë si Kanye West, Frank Ocean apo ASAP Rocky janë disa prej detajeve më interesante, por në fund të fundit është kreativiteti i artistit dhe nevoja për t’u shprehur ajo që e bën këtë album unik.

Në një tweet që reperi publikoi pak para lançimit deklaroi për dëgjuesit që të mos presin një album rap-i, madje të mos presin asnjë lloj formati albumi në përgjithësi.

“Earfquake” është single që vjen në bashkëpunim me Playboy Carti. Videoja plot humor dhe persona e re që Tyler përfaqëson sjellin freskinë që IGOR përcjell si gjendje kryesore.