CHROMATICS SJELLIN PROJEKTIN E RI MUZIKOR

Chromatics, banda muzikore e njohur për kolonën zanore të filmit “Drive” nga regjizori vizionar, Nicolas Winding Refn, kanë bërë cover këngën e vitit 1998, “Petals” të grupit Hole.
Projekt i cili përsëri po përdoret si kolonë zanore për filmin e fundit nga Netflix, “The Perfection”, thriller-i horror që po korr sukses për momentin mes të apasionuarve të kinemasë.

Grupi është rikthyer në turne pas 5 vitesh pushim, ndërkohë që ne fillim të këtij viti lançuan projektin muzikor me titull “Time Rider”.
Cover i “Petals”, rikonfirmon aftësinë e Chromatics për t’i qëndruar besnik stilit së tyre të performuarit, por pa humbur esencën që karakterizon Hole.