DËGJONI COVER-IN E FUNDIT NGA LANA DEL REY

“Doin time” është këngë nga Sublime lançuar si single në nëntor të 1997-ës, e cila për mendimin tonë është “Summertime Sadness” e grupit.
Del Rey shprehu se nuk kalonte një ditë që ajo nuk dëgjonte qoftë edhe një këngë të vetme nga Sublime. Cover-i është regjistruar për t’u përdorur si kolonë zanorë për dokumentarin që po realizohet për bandën ska-punk. Përshtatja e flow-it të Bradley Norwell në zvarritjen moskokëçarëse dhe melodioze te këngëtares është një ndër veçantitë e cover-it, por edhe kalimi i perkusioneve trip-hop të ngjashme me ritmet bossa-nova që Sublime morën si sample nga “Summertime” i Gershwin.
Fakti që Del Rey realizoi këtë projekt me sukses, vjen si rezultat i ngjashmërisë që tema e “Doin’ time” ka në përgjithësi me muzikën e artistes.
Teksti flet për një marrëdhënie toksike që të bën të ndjehesh i burgosur dhe si sfond ka vibe-in e përjetshëm të Kalifornisë, tjetër e përbashkët që Lana mbart si karakteristikë.