ALBUM I RI NGA SEBASTIAN

Sebastian, producenti francez i cili punoi këngën “Facebook Story” të Frank Ocean, ka lajmëruar se në vjeshtën e këtij viti do të nxjerrë një album të ri nëpërmjet Ed Banger Records/Because Music.
“Run for Me” në bashkëpunim me Gallant është single i parë që producenti lançoi nga album i ri. Duke na treguar besnikërinë ndaj stilit të tij electro dhe funky, artisti nuk heziton të përmirësojë krijimtarinë e tij.
“Kënga u realizua brenda një dite pune pa ndalim,” thotë Sebastian. “Melodia evoloi në mënyrë natyrale, dhe Gallant kuroi vokalet duke aplikuar të njëjtën logjikë të këngës.”
I njohur për bashkëpunimet e fundit me brandin e modës YSL në krijimin e muzikës për reklamat e tyre, Sebastian pritet të na surprizojë me albumin e fundit.
Ju ftojmë të dëgjoni produksionin e ri të producentit dhe videon me regji të Todd Tourso.