DISA NGA MOMENTET MË EPIKE NGA NETËT E STUDIO 54

Në vitin 1977, Steve Rubell dhe Ian Schrager themeluan Studio 54 një nga ish club-et më të famshme në historinë e jetës së natës në botë. E njohur për ndriçimin e veçantë, pasi lokacioni para se të shndërrohej në club ishte një teatër, Studio 54 lulëzoi në periudhën më të mirë të muzikës disco.

Më 1980 biznesi ndërroi pronarë pas mbylljes provizore për evazion fiskal, por kurrë nuk humbi famën apo cilësinë e festave të shthurura, ku personazhe vip të kalibrit të lartë shkonin rregullisht.

Më poshtë ju ftojmë të shihni disa prej çasteve që na kujtojnë trashëgiminë kulturore të jetës së natës që Studio 54 la pas.