NË PRITJE TË MUZIKËS SË RE NGA CALVIN HARRIS

Sipas një informacioni të sigurt që ka dalë në web, Calvin Harris pritet të nxjerrë një produksion të ri para qershorit.
Ky informacion vjen nga një raport financiar nga Sony, i cili daton më 26 prill, nën një seksion të quajtur “Projekte të Rëndësishme”. Sipas raportit, Tyler The Creator dhe Calvin Harris kanë projekte të cilat priten të jenë të përfunduara para datës 30 qershor të 2019-ës.

Ndërkohë që midis dokumentacionit, dallohen projekte nga emra si Pink & Dj Khaled, T.B.D, BTS, Bruce Springsteen dhe Mark Ronson.

Harris tashmë është rezervuar për rezidenca verore, përkatësisht në Ushuaia dhe Pacha Ibiza, prandaj një album i ri pak para verës, do ishte një lançim perfekt në treg.

DJ më i paguar në botë nxori albumin e tij të pestë me nuance R&B, Funk dhe Hip-Hop në vitin 2017, albumi i ri sigurisht që pritet të ketë shije tjetër.