MODA E INSPIRUAR NGA KULTURA RAVE

Një rave, është një party i organizuar në një club, festival apo në një magazinë. Muzika elektronike që shoqëron këto festa zakonisht është më e amplifikuar se standardi normal: bass-i më i fortë dhe volumi më i lartë bëjnë diferencën.
Party të tillë janë më të lirshëm, pra rregullat e thyhen për një eksperiencë që tejkalon paragjykimet.

Me kalimin e viteve, në vende të ndryshme të botës kultura rave pati ndikim të madh, jo vetëm në sensin e të përjetuarit të festës, por edhe në lifestyle.
Më poshtë do gjeni të listuar një sërë koleksionesh nga moda e viteve të ndryshme dhe nga stilistë të cilët, vlerësimin për këtë formë të të shprehurit siç është rave-i, e kthyen në lajtmotiv të krijimtarisë së tyre. Një detaj tjetër që ja vlen të përmendim është se kjo lloj mode dominon risitë e stilit dhe mënyrën si vishen shumë të rinj në qytete evropiane si Berlini, Parisi, Amesterdami etj.

1. Gosha Rubchinskiy Pranverë - Verë '18

2. Ashish Vjeshtë - Dimër '12

3. Marc Jacobs Pranverë - Verë '15

4. Libertine Pranverë - Verë '16

5. Julius Pranverë - Verë '17

6. House of Holland Pranverë - Verë '16

7. Raf Simons Pranverë - Verë 2000

8. Casette Playa Pranverë - Verë '07