MODESELEKTOR FESTOJNË 10 VJETORIN E MONKEY TOWN RECORDS

Themeluesit e Monkey Town Records, Modeselektor, festojnë 10 vjetorin e labelit të tyre të njohur për cilësinë muzikës së mirë elektronike që hedhin vazhdimisht në treg.
Celebrimi vjen me lançimin e një Compilation-i me 12 produksione nga disa prej emrave më të shquar të techno-s në industri si Fjaak, Siriusmo, Shed, Catnap, Dark Sky dhe vetë Modeselektor.

Data e lançimit do të shoqërohet me një party në Berghain, ku do përfshihen performanca live nga Catnap dhe Siriusmo plus dy DJ Set nga Modeselektor me Gajek dhe Skream.

Dyshja nisi me Monkey Town Records në vitin 2009 duke nxjerrë në treg më tepër se 100 produksione. 

Tracklist 
01. Alex Banks - Ignition Sequence 
02. Dark Sky - TLA 
03. Robot Koch & Radarbird - Squares 
04. Redshape - Dirt Box 
05. Shed - Rigger 
06. FJAAK - Duz It 
07. Modeselektor - My Friend The 201 
08. Mouse On Mars - Krautzig feat. Drumno 
09. Gajek - Large-Scale/Small-Scale 
10. Siriusmo - Extra 
11. Catnapp & Otto von Schirach - Rattle Snake 
12. Anstam - Ztlghtz