10 VIDEOT MË ARTISTIKE NË MUZIKËN ELEKTRONIKE

Zakonisht porduksionet e muzikës elektronike, nuk kanë të njëjtat buxhete që ka muzika pop/komerciale por disa artistë gjithsesi bëjnë diferencën me videot muzikore.

Më poshtë do të gjeni të listuar disa prej videove që me konceptet, skenarët dhe realizimin e tyre arrijnë nivele të larta narrative dhe vizuale.

1. Laurent Garnier – Man with red face
Perveçse një ndër himnet legjendare të muzikës elektronike, regjia e Siraj Javheri është një ndër provat e pakundërshtueshme që një video muzikore thekson përjetimin që mund të marrësh nga një produksion elektronik ku nuk përfshihen fjalët apo këndimi.

2. Chemical Brothers – Believe
Nëse marrim parasysh diskografinë e dyshes britanike, lista e videove prej tyre do zaptonte shumicën e kësaj përzgjedhjeje prandaj me shumë vështirësi ramë dakord për “Believe”.

3. Gesaffelstein – Pursuit
Nuk është aspak çudi që në videon për artistin francez, emri i të cilit vjen si rezultat i bashkimit të fjalës Gesamntkunstwerk (vepër totalisht artistike) dhe mbiemrit të shkencëtarit Einstein, të kemi një shkrirje të ceremonisë së lartë me teknologjinë.

4. Faithless – We come 1
Një ndër videot më të thella në koncept dhe skenar, e cila gjithashtu pasohet nga një realizim i arrirë.

5. Royksopp – What else is there
Jo vetëm një ndër këngët ikonë të dyshes norvegjeze por dhe një ndër videot muzikore me të veçanta që janë realizuar ndonjëherë për këtë kategori. Tripi transcendental tejkalon gjendjen normale që jetojmë duke na zhytur në një botë surreale.

6. Gorrillaz – Dare
Video e grupit virtual është frymëzuar nga një sërë filmash horror të cilët tashmë janë shndërruar në kolona të historisë së kinemasë: Korbat na kujtojnë “The Birds” të Alfred Hitchcock, koka e Shaun Raider referencon Frankenstein-in etj

7. Fatboy Slim – Praise you
Kur Spike Jonze dhe Roman Coppola bashkojnë forcat, arrihet natyrshmëria për të realizuar një video muzikore e këtij niveli. Cilësia e ulët e kamerës së dorës, dhe origjinaliteti i pa forcuar i performancës së balerinëvë  plotëson totalin e veprës.

8. Aphex Twin – Come to daddy
Film horror, tingulli i errët me një narrativë larg prej normales. Nuk sugjerohet për ata që kanë zemër të dobët.

9. Moby – Jam for the ladies
Moby është pjesë e atyre artistëve videografia e të cilëve është po aq e arrirë sa diskografia. “Jam for the ladies” është një ndër videot më kreative të artistit, shijojeni!

10. Mr Oizo – Flat Beat
Meqë jemi tek arushat, ju rikujtojmë një prej videove dhe produksioneve më të mira të muzikës elektronike dhe me këtë e mbyllim 10-shen kreative.