SUNWAVES FESTIVAL: JOSEPH CAPRIATI THYEN REKORDIN PËR DJ SETIN MË TË GJATË

Joseph Capriati, një mjeshtëri i maratonave në mix, theu rekordin për DJ Setin më të gjatë me performancën e tij plot 27 orë e 40 minuta  në Sunwaves Festival në Rumani. Përgjatë viteve, Sunwaves është shndërruar në festivalin që teston rezistencën e DJ-ve titanë në industri. Vitin e kaluar, Dubfire “hodhi nga froni” setin e Marco Carola-s me performacnën e tij 26 orë dhe 30 minuta gjatë edicionit të 24-ët të festivalit, për tu mposhtur këtë vit nga Capriati.

Duke marrë parasysh vështirësinë e performancave të tilla, duam të nënvizojmë faktin se Capriati gjithashtu theu dje rekordin e vetvetes mbi setin prej 25 orësh që ka luajtur në Heart Nightclub në Miami.