TRACK OF THE DAY: CELLOPHANE

Koha e vrenjtur është gjendja perfekte për të shijuar këngën dhe videon e fundit nga FKA Twigs, produksion i cili theu pauzën 3 vjeçare të mungesës së artistes në treg. Piano, ndjeshmëria e zërit, prekja dixhitale/elektronike e audios, dhe dimensioni metafizik në të cilin video na zhyt,  bëjnë që “Cellophane” të jetë një nga projektet më të veçanta në treg. Shijojeni!