MINUS1 – NJË TRADITË PO LIND

Nuancat muzikore janë të shumta, dhe po në të njëjtin spektrum janë dhe eventet që i mbështesin ato. MINUS1 tashmë është festa kryesore në kryeqytet që mbështet frymën urbane të muzikës hip hop, grime, jungle, reggae, dub dhe drum ‘n’ bass.
Suksesi i eventit të parë me Dub Fx është një ndër kujtimet më të bukura në koleksionin e netëve më të veçanta për dashamirësit e jetës së natës. Për ta përmirësuar akoma më tepër situatën në eventin e dytë, pionieri i muzikës Trip Hop, Daddy G nga Massive Attack solli një përvojë muzikore të paharrueshme. Nuk do të lëmë pa përmendur në po këtë event dhe performancën e një prej talenteve të reja më të spikatura të hip hopit në vend, Killua.
Në edicionin e tretë jemi gati për një tjetër eksperiencë të veçantë prandaj ju prezantojmë artistët që do kryesojnë skenën:

Në miks me DJ Vadim


Një nga emrat më të njohur të në botë për sa i përket produksionit të muzikës hip hop, veterani me origjinë ruse me bazë në Londër, është vlerësuar si një nga artistët më novator në fushën e tij.
Aftësitë e larta në miksim, versatiliteti në muzikë dhe energjia karakteristike janë disa prej elementëve që DJ Vadim zotëron për të lëvizur lehtësisht midis rrymave si hip hop, funk, soul, grime, dub, reggae dhe bass. Stevie Wonder, Prince, Aaron Jerome (SBTRKT), Corine Bailey Ray dhe Al Green janë disa prej emrave që artisti ka remiksuar. Me performanca në Sonar, Glastonbury, Exit, Big Chill, Notting Hill Festival etj, dhe një karrierë të jashtëzakonshme, DJ Vadim garanton festë të një cilësie të lartë!

Në mikrofon Inja


Artist, poet, Mc, Inja është një nga atistët më të çmuar të skenës underground në Mbretërinë e Bashkuar. Aftësitë e tij për të shkruar u ndikuan nga artistë si GQ, Stevie Hyper D dhe Bassman, duke mbartur kështu pozitivitet dhe një aftësi për të bërë show të cilën pak rreperë e zotërojnë.
Një nga cilësitë e muzikës së tij është përcjellja e mesazheve për problematika sociale si migracioni apo të drejtat e grave, gjithmonë në mënyrën e tij

Në mikrofon Demolition Man


Cilësia më e spikatur e Demolition Man është versatiliteti. Talenti londinez është i njohur për spektrumin e plotë të talenteve: Këngëtar, producent, MC, inxhinier audio. I njohur për hitin e tij masiv jungle, të titulluar “Fire”, Demolition Man vazhdon të inspirojë audenicën me një karrierë që shtrihet mbi dy dekada.

Me artistë të tillë jemi gati për një tjetër natë të jashtëzakonshme, por mos të harrojmë pa përmendur talentet lokale si Mr Rez, dhe Mullagang të cilët do na parapërgatisin siç duhet!

Si përfundim kemi menduar edhe për ju, përdoruesit e Electronic Beats: Mjafton të hapni My Telekom dhe të hyni në FunZone për të përfituar hyrjen Falas. Ju mirëpresim!