10 KËNGË QË NDEZËN SKENËN NË COACHELLA

20 vjetori i Coachella-s këtë vit vërtetoi edhe një herë pse ky festival konsiderohet si një nga më të famshmit në planet, prandaj dhe ne nuk ndalojmë dot së paraqituri detaje të cilat bënë diferencën në këtë event.

Një vit shpërthyes për line-upet e muzikës elektronike, ku në event morën pjesë pesha të rënda të technos dhe house si Eric Prydz, Four Tet, Hot Since 82, Tale Of Us, DJ Seinfeld, Stephan Bodzin si dhe yje të famshëm të showbiz-it si Idris Elba dhe Virgil Abloh. Mund të përmendim gjithashtu të tjerë emra si Amelie Lens dhe Charlotte De Witte, Gesaffelstein, Deep Dish të ribashkuar së fundmi (Dubfire dhe Sharam), Rufus Du Sol, Bob Moses dhe shumë të tjerë.

Performanca skenike arriti kulmin me shfaqjen e rrallë nga Aphex Twin i cili i la pa fjalë fansat e tij me prezencën për herë të parë në Coachella që pas 10 vitesh.

Më poshtë mund të dëgjoni 10 këngët që ngritën atmosferën në tjetër nivel në Coachella.

1. KH (aka Four Tet - Only human

2. Sophie - Ponyboy

3. Aphex Twin - isoprophlex

4. Nocturnal Sunshine - Foundation

5. Gesaffelstein - Viol

6. Shosho - Fishing Poeple

 

7. Fairmont - Gazebo (Patrice Baumel Remix)

8. Stereo Express - Aquiver

9. Agoria - Scala

10. Miss Jane - It's a fine day (ATB Original Club Mix)