PARTY ME MUZIKË ELEKTRONIKË NË PALLATIN E VERSAJËS

Pallati i Versajës, njëherë e një kohë vendi ku disa prej mbretërve Louis të Francës dhe oborrtarët e tyre shthureshin, këtë verë hap dyert për publikut e gjerë për festën e parë me muzikë elektronike.
Versailles Electro, party që do zhvillohet më 8 maj jashtë Hollit të Pasqyrave nuk do ju kushtojë aq shtrenjtë sa mendoni. Biletat variojnë nga 22 deri në 160 euro për ata që duan parkingun falas, shampanjë dhe akses në një bufe me shije të kuruar VIP.
Emri që kryeson line up-in është Busy P, bosi i Ed Bager Records, i njohur për muzikën electro-funk dhe menaxhimin e Daft Punk prej 1996-ës deri në vitin 2008.
Artistë të tjerë që do shpërthejnë festën janë Breakbot x Irfane, MYD dhe So Me.

Për ju që do udhëtoni në Paris gjatë 10 ditëshit të parë të Majit, ose jetoni aty, kjo është një nga mundësitë më të mira për t’u argëtuar si duhet!