SHIJA ELEKTRONIKE E MOTEL SAZANI

Pas Motel Sazani, projektit që lindi në vitin 2017, “fshihen” dy producentët Gert Abazaj dhe Bledi Boraku. Produksionet e tyre, si dhe performancat live, karakterizohen nga kalimi i natyrshëm në disa rryma: Nga Ambient në Techno, nga Synth-Punk në Indie, gjithçka e unifikuar nga temat melodike dhe harmonitë që dyshja krijon nëpërmjet modulimit të syntha-ve dhe kitarave elektrike. EP-ja e tyre e parë e publikuar vjet në labelin londinez “Capital Heaven”, është mbështetur nga disa prej emrave më të konfirmuar të industrisë së muzikës elektronike si Solomun, John Digweed, Betoko, Artbat etj.
Nga muaji në vijim, djemtë lançojnë muzikë të rë, shoqëruar me eventin e tyrë të rdhës në Terrazzza Horse Park në Zvicër, ku do të ndajnë skenën me artistë si The Martinez Brothers, Hosh, Kollektiv Turmstrasse, Adana Twins etj.
Shihni videon nga Motel Sazani për t’u futur në gjendjen që dyshja përcjell më së miri.