MUZIKA E SKRILLEX MUND T’JU MBROJË NGA MUSHKONJAT, THOTË STUDIMI

Besojeni ose jo, sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën e shkencës ‘Acta Tropica’, muzika e Skrillex mund t’ju mbrojë nga mushkonjat.

Nga kërkimi del që këto insekte kënaqen aq shumë nga ‘Scary Monsters dhe Nice Sprites’ sa harrojnë të pickojnë njerëzit, ose dalin në kërkim të partnerëve të rinj për t’u riprodhuar. S’mund ta mohojmë që kjo na leverdis duke qenë se eksperimenti u fokusua tek Aedes aegypti, ose Mushkonjën e Etheve të Verdha.

Me shumë mundësi ky lajm do të vijë si surprizë edhe për vetë fansat e Skrillex. Ata mund të kenë qenë të bindur për talentin e tij muzikor, i cili u shpalos në bashkëpunimin e fundit me Boys Noize si gjysma e Dog Blood, por me shumë gjasa ata kurrë s’do ta kenë konsideruar atë si një mbrojtës ndaj insekteve. Kjo botë nuk rresht së na surprizuari.