TEKNOLOGJIA E NEVOJSHME PËR TË NISUR PRODHIMIN E MUZIKËS

Pak rëndësi ka se çfarë rryme do të prodhosh, nëse e ke ndarë mendjen dhe dëshiron t’i hysh kësaj pune serizosisht, është momenti të konsiderosh një mini investim në teknogjinë e nevojshme.

Si fillim duhet nje software, i cili teknikisht quhet DAW (Digital Audio Workstation).

Nga një gamë e gjerë produktesh (Ableton, Cubase, FL Studio, Logic, Pro Tools etj), përzgjidh atë me të cilin ke afinitet në përdorim dhe lehtëson punimin e muzikës që ke ndërmend të krijosh.

Më pas duhen zgjedhur kufje profesionale të cilat i japin mundësi tingullit të dëgjohet qartë, dhe pse shumë profesionistë sugjerojnë mospërdorimin e tyre me volum të lartë apo për orë të gjata për vetë faktin se mund të dëmtoni dëgjimin tuaj.

Një investim tjetër më se i nevojshëm është dhe blerja e monitorëve audio, cilësia e të e cilëve varet nga çmimi. Brandi KRK është një fillim i mbarë dhe investim i vlefshëm.

Me blerjet e mësipërme mund të nisni nga puna, por nuk është aspak e lehtë të krijosh ritme me klikun e mausit apo duke shtypur butonat e tastierës. Për këtë arsye sugjerojmë blerjen e një midi controller. Përsa i përket markave duhet bërë kujdes në zgjedhjen brandit të duhur që funksionon më së miri me software-in që punoni.

Nëse keni ndërmend të shtoni vokale patjetër ju duhet një mikrofon, cilësia e të cilit gjithashtu varet nga buxheti që keni.

Në mënyrë që të lidhni mikrofonin apo ndonjë instrument tjetër duhet investuar në një kartë zëri (audio), pajisje e cila ju lejon lidhjen me kompjuterin si dhe mundësinë e input-it dhe output-it të disa sinjaleve të ndryshme.

Tani jeni gati të nisni nga puna, por në qoftë se jeni komplet fillestarë sugjerohet që të bëni një kurs.

Nëse nuk e keni mundësinë mund të ndiqni tutoriale në YouTube ose të studioni libra të ndryshëm.

Suksese!