REEBOK DHE OI POLLOI BASHKOJNË FORCAT

Reebok është bërë bashkë me dyqanin me famë të veshjeve për meshkuj Oi Polloi për të na sjellë një model të ri dhe të përshtatur të atletes klasike Reebok Workout Clean Trainer.

Pas pothuaj katër vitesh nga bashkëpunimi i parë mes tyre për modelin NPC UK II, një vizitë e frymëzuar së fundmi tek zyrat qendrore të Reebok në Boston, Massachusetts, i dha shtysë raundit të dytë. Me një rifreskim të dizajnit si dhe një gomë të poshtme të detajuar, atletja duket që është punuar në perfeksion me një lëkurë të butë, çka e bën atë ideale për motin e ngrohtë.

Për të mbështetur daljen në treg – siç e do zakoni për lançimin e një modeli të ri atletesh – këto dy firma kanë krijuar një film të shkurtër dhe frymëzues të quajtur Rugstore Cowboys, i cili paraqet përrallën e një grupi djemsh nga very-perëndimi i SHBA të cilët nisen për një jetë më të mirë. Zëri në video i përket Shaun Ryder të Happy Mondays dhe tregon historinë e një grupi punëtorësh të apasionuar pas futbollit dhe veshjeve të rralla sportive të cilët morën rrugën në kërkim të eksperiencave dhe ideve të reja.

Thuhet që disa prej tyre e gjetën veten duke ngrënë djathë të bardhë dhe duke bërë gjëra tipike Greke në një ishull të vetmuar të Greqisë, ndërsa disa të tjerë janë parë në rrugët dredha-dredha dhe rërën e djegur të Marakeshit në Marok. Pikërisht në këtë vend është xhiruar dhe video në fjalë.

Për më shumë, shikoni videon më poshtë.