DËGJONI SETIN E GESAFFELSTEIN NË COACHELLA

Më 8 mars i ashtuquajturi princi i errët i techno-s lançoi albumin e tij të dytë Hyperion, përbërja e të cilit ishte shumë e qetë në krahasim me çka jemi mësuar të dëgjojmë nga Gesaffelstein.

Reagimet e fansave ishin të ndryshme, disa e pëlqyen shumë të tjerë jo, por në fund të gjithë biem dakord që talenti pas artistit është i pakundërshtueshëm, pavarësisht drejtimit që ai i jep muzikës së tij.

Të dielën që sapo lamë pas, producenti sundoi skenën Outodoor Theater në Coachella duke lëshuar një korrent të errët techno-je mbi turmën që nuk e priste. Me pakë fjalë të rinjtë që e njohën prej bashkëpunimeve me The Weeknd apo HAIM u shokuan, por për ata si ne, që e njohin Gesaffelstein e mirëpritën me shumë dashuri rikthimin.

Veshja dhe vizualja e tij gjithashtu qe risi por mbi të gjitha producenti eliminoi pirjen e cigareve njëra pas tjetrës, karakteristikë që e ka pasur në çdo performancë.

Surprizat pas setit në Coachella nuk mbaruan pasi dje Gesaffelstein nxori dhe videon përkatëse të bashkëpunimit me Pharrell.

 Shini videon dhe dëgjoni setin më të ri nga artisti më poshtë.